MATERIALET E NGURTA

Ndërtimi i vrazhdë
– Beton i klasit të lartë C35/45 dhe C30/37, me aditiv për papërshkueshmëri nga uji.
– Armaturë e gatshme me fije të trashësisë së ndryshme me stantarde evropiane të ndërtimit.
– Bllok giter dhe gjysëm-giter për hapësirat ndarëse.
– Izolime termike, akustike dhe hidro-izolime

Muret ndarëse
Të gjitha muret ndarëse ndërmjet banesave janë mure të dyfishta (sanduiç) për izolim akustik. Shtresat e murit përbehen nga Llaçi, Blloku Gjysem-Giter, i cili mundësom izolim termik dhe akustik, dhe Lesh-qelqi standard teknik evropian që parandalon depërtimin e temperaturave.

Llaç (1.5cm)
Bllok Gjysem-Giter (12cm)
Lesh-qelqi (5cm)
Bllok Gjysem-Giter (12cm)
Llaç (1.5cm)

Fasadat e brendshme dhe jashtme
Fasadat e jashtme reaizohen me izolime termike të trashësisë 10cm që garanton kursim të energjisë dhe finalizohen pjesë të fasadës ventiluese dhe fasadës të plastifikuar të mbrojtur nga rrezet e diellit dhe ndryshimet klimatike. Pjesa finale e mureve të brendshme ndarëse realizohet përmes shtresës dekorative (Glet).