MATERIALET E BRENDSHME

Dyshemetë do të shtrohen nga laminati i kualitetit të lartë nga prodhues europian, me trashësi prej 8mm. Laminati cilësor, me ngjyra dhe dizajne të ndryshme, i qëndrueshëm nga gërvishja dhe lagështia.

Banjot janë të dekoruara me pllaka keramike të klasit të parë, me elemente të porcelanit dhe aksesorë nga inox-i. Banjot janë të pajisura me tusha dhe bateri të ujit, bojler elektrik, dhe radiator gypor të kyçur në sistemin e ngrohjes qendrore.

Kuzhina realizohet me pllaka keramike në dysheme të izoluara për parandalim të depërtimit të ujit, si dhe ventilim për ajrosje.