INSTALIMET ELEKTRIKE, TË UJIT DHE NXEMJES

Instalimi i rrjetit elektrik sipas sistemit të siguresave Legrand të Francës, me kabllo të prodhuesit gjerman Waskoenig dhe Prysmian, dhe me priza dhe ndërprerësa të sistemit modular të prodhuesit italian Biticini. Sistemi i interfonisë italian për komunikim dhe hapje të dyerve. Instalim i kamerave vëzhguese për siguri të hapësirave të përbashkta. Të gjitha materialet dhe instalimet kanë garancion 12-mujor.

Rrjeti i ujësjellësit realizohet me sistem të gypit fleksibil PEX dhe kolektor shpërndarës, sistem i përdorur në vende Europiane. Realizimi i këtij rrjeti mundësohet përmes kutive shpërndarëse, kolektorëve të cilët mundësojne kyçjen dhe ç’kyçjen e çdo hapësire në rast të mos-shfrytëzimit apo intervenimeve teknike, dhe përmes gypit fleksibil të kualitetit evropian i çertifikuar për përdorim të ujit të pijshëm – me mundësi çasje për intervenim pa ndonjë ndërhyrje në shtresën e ngurtë të betonit të dyshemesë. Rrjeti i kanalizimit realizohet me llojin e gypave “Silent” pa zhurmë.

Rrjeti i Nxemjes
Ngrohja e objektit realizohet është e realizuar me dy çasje të cilat mundësojnë kyçjen në ngrohjen qendrore të qytetit, si dhe atë private me pajisje me burim të energjisë elektrike, të pajisura me stufa elektrike.

Çdo banesë është e pajisur me kalda elektrike për ngrohje. Poashtu kanë dy mundësi të ngrohjes qendrore:
– Sistemi me radiatorë të prodhuesit “ENRAD” me garancion 10-vjeçar;
– Sistemi i ngrohjes nën dysheme me gyp të llojit Pex AL Pex (Oxygen Barrier Protection) nga prodhuesi Italian.

Kontrollimi i temperaturës në ambiente të ndryshme mundësohet përmes kutisë shpërndarëse dhe valvolave termo-automatike.