DRITARET, DYERT DHE TERRASAT

Dritare të kualitetit të lartë me profile 70mm, dhe perforcime çeliku nga prodhues gjerman. Dritaret do të kenë 3 goma dhe 7 dhoma izoluese, me UW = 0.8 W/m2 K. Dritaret kanë zë-izolim deri në 42dB. Mekanizmat mbyllës janë MULTIMATIC. Qelqi është LOWE – 4 stinor.

Dyer të kualitetit të lartë prej Mediapani me mbushje për izolim akustik. Mekanizmat mbyllës MULTIMATIC nga prodhues europian. Dyer kualitative të blinduara të hyrjes në çdo banesë.

Terrasat ofrojnë hapësira të mjaftueshme për ajrosje të objektit të banimit si dhe qëndrim komod ditor. Dyshemeja e terrasës është e realizuar me materiale keramike të klasit të parë, rrethojë dekorative me konstruksion metali. Terrasat kanë mundësi për vendosje të pajisjeve të klimave.